Suedia mbetet pa qeveri, Andersson tërhiqet pas mbështetjes së së Majtës për rivalin
Kancelarja gjermane shpreson të marrë përkrahjen nga presidenti francez Francois Hollande për të ashtuquajturën “Tobin Tax”, ose taksa e transaksioneve financiare.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert duke saktësuar se Merkel synon të marrë mbështetjen e Hollande gjatë samitit që do të mbahet në Romë më 22 qershor e ku janë të ftuar të kryeministri italian, Mario Monti, përvec kancelares gjermane, edhe presidenti francez Hollande dhe kryeministri spanjoll Rajoy.
Gjermania këmbëngul në adoptimin e taksës së transaksioneve financiare, e cila sipas Berlinit do të disiplinonte sistemin bankar dhe do të rriste kontrollet e qeverive të eurozonës duke i bërë ato më shumë efikase në luftën kundër evazionit fiskal.
“Tobin Tax” i është propozuar më herët edhe ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Sarkozy shprehu mbështetjen për këtë taksë, por humbja e tij në zgjedhjet e fundit në Francë përballë socialistit Hollande ka vendosur në pikëpyetje mjaft reforma financiare të miratuara dhe propozuara nga dyshja “Merkozy”.
Top Channel