Reperi i njohur amerikan, “50 Cent” dhe prezantuesja më e famshme televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oprah Winfrey, realizuan një pajtim të papritur në një intervistë të drejtëpërsëdrejtë.
Disa kohë më parë, i pyetur për emisionin e Oprah, “50 Cent” u shpreh se duke qenë se emisioni i saj ndiqej nga audienca e prindërve të tij, “as që mund t’i interesonte se çfarë bëhej në atë studio apo se çfarë mendimi kishte Oprah për të”.
Megjithatë, i ftuar vetë në spektakël, reperi bëri një ndryshim 360 gradë, ndërsa e cilësoi prezencën në studio si një “prej arritjeve më të rëndësishme në jetën e tij”.
Antipatia e reperit në lidhje me prezantuesen më të famshme në vend lidhej me disa kritika që ajo i kishte bërë më parë muzikës së 36-vjeçarit.
Megjithatë, Curtis Jackson, emri i vërtetë i “50 Cent”, shfaqi një profil shumë më të butë ndërsa priti kamerat e Winfrey në banesën e tij në Queens, në Nju Jork.
I pyetur drejtëpërdrejtë nga Oprah nëse i kishte thënë komentet rreth saj vetëm për të fituar vëmendje apo nëse realisht nuk e pëlqente, reperi u përgjigj: “Ajo që doja të thoja është që audience e këtij programi është konservatore dhe nuk e ndjek muzikën time, por fëmijët e tyre më dëgjojnë sepse duan diçka që t’i lejojë të jenë rebelë dhe reperi është ai që i jep këtë mundësi”.
Top Channel