Nigeri, sërish sulme ndaj kishave, viktima

10/06/2012 17:15

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në dy kisha të Nigerisë, duke shkaktuar të paktën tre vrarë dhe disa të plagosur. 

Në qytetin qëndror të Jos, një kamikaz shpërtheu veten jashtë një kishe duke lënë të vrarë të paktën dy njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.  

Pesë persona të armatosur hapën zjarr në Biu, shtetin e Bornos, duke vrarë një grua dhe plagosur tre të tjerë.

Një dëshmitar në kishën e Biut tha se persona të armatosur u shfaqën në ambientet e kishës dhe filluan të shtinin mbi njerëzit jashtë kishës para se të hynin në ndërtesën kryesore për të kryer vrasjet”, bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Deri më tani askush nuk i ka marrë përsipër sulmet e fundit, por sekti radikal islamik Boko Haram ka pasur nën shënjestër kishat dhe vendet publike edhe më parë në vendin afrikan.

Boko Haram merr përgjegjësinë e sulmeve

Rrjeti radikal islamik i Boko Haram në Nigeri ka marrë përsipër sulmet e ndodhura paraditen e së dielës në disa prej kishave në vendin afrikan.

“Jemi ne përgjegjës për sulmet kundër një kishe në Jos dhe një tjetre në Biu”, ka deklaruar në linjë telefonike një person që është prezantuar si zëdhënësi i rrjetit radikal islamik.

Top Channel