Fundjava “e zezë”, mbyten tre fëmijë

10/06/2012 10:35

Dy të mitur u mbytën pasditen e së shtunës në një rezervuar në Martanesh, në rrethin e Bulqizës.

Ngjarja ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë kur një tjetër i mitur humbi jetën i rrëmbyer nga ujrat e lumit Osum, pasditen e së shtunës.

Siç lajmeruan burime policore, dy kushërinjvë 11 dhe 10-vjeçarë, Gj. Dhe R. Rrushi ishin duke u freskuar në rezervuarin e ndodhur pranë banesave të tyre, kur njëri prej të dyve u ndodh në vështirësi dhe edhe i dyti, në tentativë për të shpëtuar kushëririn, u fundos bashkë me të.

Pas lajmërimit të policisë, trupat e viktimave u rikuperuan prej forcave të rendit dhe vetë familjarëve.

Berat, i mituri zhduket në ujrat e lumit Osum

Një i mitur është shpallur i humbur dhe dyshohet të jetë mbytur në ujrat
e lumit Osum, lajmëruan burime policore gjatë së dielës.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur 12-vjeçari Klodian Tafa, nga komuna Poshnje u rrëmbye nga rryma ndërsa po luante me shokët e tij dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Prindërit nisën kërkimet personalisht gjatë të gjithë të shtunës, përpara se të lajmëronin policinëte nesermen.

Aktualisht, polumbarë janë angazhuar me kërkimet për trupin e të miturit.

Sipas të dhënave paraprake, besohet se ai është mbytur pasi ka rënë befas në thellësi, në një prej gropave artificiale të krijuara nga nxjerrja abuzive e zhavorrit.

Top Channel