Franca, tërheqja nga Afganistani nis në korrik

10/06/2012 09:35

Franca do të fillojë tërheqjen e trupave nga Afganistani në muajin korrik dhe deri në fund të vitit do të jetë larguar edhe ushtari i fundit, bëri të ditur të dielën presidenti Francois Hollande.

Konfirmimi i tërheqjes vjen një ditë pasi një sulm në krahinën e Kapisës mbetën të vrarë katër ushtararë francezë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Talibanët deklaruan se sulmi vetvrasës kishte si synim të dërmtonte “trupat pushtuese” të NATO-s.

Tërheqja brenda vitit prej Afganistanit ishte një prej premtimeve kryesore të fushatës zgjedhore të Hollande.

Kjo do të thotë se Parisi zyrtar nuk do të respektojë afatin e NATO-s, që ka caktuar vitin 2014 për largimin prej Afganistanit.

Një prej shteteve më të varfëra në botë, Afganistani me 30 milionë banorë ka përjetuar një përshkallëzim të ndjeshëm të dhunës në muajt e fundit, ndonëse 130 mijë trupa të NATO-s duhet të sigurojnë paqen në vend.

Top Channel