Boateng-Satta e teprojnë në Majemi

10/06/2012 14:20

Melissa Satta është akuzuar se ka shpërqendruar Kevin-Prince Boateng nga futbolli dhe duke parë fotografitë e çiftit të ndodhur me pushime, nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja përse.

Modelja e “Sports Illustrated” tregoi linja të jashtëzakonshme, ndërsa u fotografua në Majemi përkrah të dashurit të saj, mesfushor në skuadrën e Milanit.

Ndonëse se prej muajsh ata jetojnë së bashku, 25-vjeçari nuk mund të shkëpuste duart për asnjë minutë nga trupi i të dashurës së tij të mrekullueshme.

Dyshja, u pa disa herë në një intimitet mbase të tepruar në plazhin e populluar edhe me pushues të tjerë.

Një pjesë thelbësore në sezonin e fundit në radhët e Milanit, Boateng humbi disa ndeshje të rëndësishme gjatë sezonit për shkak të disa dëmtimeve të vazhdueshme muskulore.

Tifozët kuqezinj kanë shprehur në të shkuarën pakënaqësinë e tyre ndaj Sattës, e cila në një intervistë në janar pretendoi se problemet fizike, Boatengut po i shkaktoheshin nga seksi i tepërt.

Atëherë, modelja 26-vjeçare deklaroi: “Bëjmë seks 7-10 herë në javë dhe kjo është dhe arsyeja përse ai ka kaq shumë dëmtime. Unë e urrej pjesën e përkëdheljeve, dua të kaloj drejt e në seks. Më pëlqen të qëndoj mbi të në mënyrë që ta kem unë kontrollin”, u shpreh atëherë Satta.

Kevin-Prince dhe Melissa kanë filluar të shoqërohen me jëri tjetrin që prej muajit tetor, një muaj pasi divorci i futbollisti me Jermaine-Prince, nënën e djalit të tij, u finalizua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA