Nje person ka mbetur i vdekur pas nje sulmi me arme ne qytetin e Rubikut. Viktima është 24-vjeçari Fatmir Tuçi nga Rubiku.
Siç informon policia lokale i dyshuar kryesor per kete vrasje eshte Plaurent Perlala. 24-vjeçari Tuçi eshte qelluar me bresheri automatiku dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ngjarja mendohet te kete ndodhur per motive hakmarrjeje. Mësohet se 3 vjet me pare vellai i viktimes Fatmir Tuçi, i ka vrarë vëllanë Plaurent Perlalës. Policia po punon per kapjen e autorit.
Shkodër, shpërthen bombula e gazit, 3 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mesditën e se shtunes në një pikë ku mbusheshin bombolat e gazit. Nje prej bombulave te gazit ka shperthyer dhe per pasoje jane plagosur 3 persona.
Sipas informacioneve nga policia te 3 te plagosurit u derguan menjehre ne spitalin e Shkodres, per te marre ndihmen e pare mjekesore dhe mesohet se gjendja e tyre eshte e rende. Policia po punn per zbardhjen e plote te shkaqeve.
Lezhë, grabitet kisha e Shën Gjonit
Në orët e para te mëngjesit te se shtunes eshte grabitur kisha e Shen Gjonit ne Lezhe, vend ne te cilin eshte mbajtur edhe Kuvendi i Arbërit.
Lajmi behet i ditur nga policia lokale ku sipas se ciles persona ende te paindetifikuar kane vjedhur kembanen prej bronxi te kishes, e cila peshon rreth 300 kg. Policia citon se ne kishe eshte vjedhur edhe pllakata qe ishte vendosur per mbajtjen e Kuvendit te Arberit dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Top Channel