OKB: Sulmet amerikane në Pakistan, të paligjshme

08/06/2012 09:40

Sulmet e avionëve të telekomanduar amerikanë në Pakistan kanë krijuar një debat të thellë mbi ligjshmërinë e tyre, pranoi shefja e të drejtave të njeriut në OKB, Navy Pillay.

Deklarata e së premtes u bë nga Pakistani, ku Pillay ishte e pranishme në një vizitë zyrtare.

Sulmet e avionëve pa pilot, të quajtur “drone”, janë shndërruar në një pjesë thelbësore të aksioneve amerikane kundër terrorizmit, por Pillay pranoi se ata janë problematikë nga pikëpamja ligjore.

Më parë gjatë javës, numri dy i Al-Kaedës, Abu Yahya al-Libi mbeti i vrarë në një bombardim të tillë, ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, konfirmoi se operacionet e droneve do të vazhdojnë.

”Sulmet e avionëve pa pilot ngenë pipëpyetje të mëdha në lidhje me përputhshmërinë e tyre me ligjet ndërkombëtare. Marrja përsipër e përgjegjësisë për çdo gabim të mundshëm është gjithashtu i vështirë, pasi këto operacione kryhen jashtë zinxhirit të komandës ushtarake”, tha Pillay.

Deklarata e Pillay erdhi pasi më parë gjatë javës, Islamabadi zyrtar thirri atasheun ushtarak amerikan dhe i kërkoi shpjegime për dronet, duke theksuar se kjo praktikë e shkeljes së sovranitetit territorial është e papranueshme.

Top Channel