Japonia duhet të rindezë reaktorët

08/06/2012 15:45

Japonia duhet të rindezë dy reaktorë bërthamorë për të mbrojtur ekonominë dhe jetesën në vend, ka thënë kryeministri Yoshihiko Noda në një deklaratë televizive.

Masa për të garantuar sigurinë e dy reaktorëve në impiantin perëndimor të Ohit janë marrë, ka thënë shefi i qeverisë japoneze.

Që nga katastrofa e vitit të kaluar në Fukushima, 50 reaktorë bërthamorë të Japonisë janë fikur për proçese mirëmbajtjeje rutinë.

Kriza bëri që opozita të dalë hapur kundër energjisë bërthamore, por këtë verë parashikohet që Japonia të përballet me reduktime të energjisë elektrike.

Fikja e reaktorëve vitin e kaluar u bë në maj, kur një reaktor i tretë në impiantin Tomari, në prefekturën e Hokaidos, u fik dhe Japonia mbeti pa energji bërthamore për herë të parë prej 40 vjetësh.

Besimi i publikut tek kjo lloj energjie u lëkund ndjeshëm pas shkrirjes në impiantin e Fukushimës, e shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami shkatërrues që pasoi. “Energjia e lirë dhe e sigurtë është jetike.

Nëse të gjithë reaktorët që më parë siguronin 30 për qind të energjisë elektrike të Japonisë mbahen të fikur, atëherë shoqëria japoneze nuk mund të mbijetojë”, deklaroi Noda.

Kryeministri shtoi se mbajtja fikur e reaktorëve mund të cënojë biznese të shumta, që për pasojë mund të sjellë humbjen e vendeve të punës.

Top Channel