Danimarka legalizon martesat mes të njëjtit seks

08/06/2012 08:40

Danimarka u shndërrua në vendin e 11 në botë që aprovon martesat midis të njëjtit seks, pasi ndryshimi i ligjit u miratua me një shumicë dërrmuese në parlament.

Në bazë të ligjit të ri, do të jetë e mundur që martesat midis çifteve homoseksuale apo lesbike të realizohen edhe në kishën daneze, duke nisur nga 15 qershorit.

Vendi nordik ishte i pari në botë që njohu të drejtën e bashkëjetesës legale të personave të së njëjtës gjini, në vitin 1989.

Megjithatë, koalicioni i mëparshëm qeverisës i qendrës së djathtë për vite nuk kishte marrë hapa drejt kalimit të ligjit, pavarësisht presionit të grupeve LBGT.

Me ardhjen në pushtet të një qeverie të qendrës së majtë, miratimi i martesave mes të njëjtit seks u shndërrua në një prej premtimeve kryesore të fushatës elektorale dhe ligji kaloi në parlament me 85 vota pro dhe 24 kundër, në orët e vona të së enjtes.

”Ky ligj shënon një hap përpara drejt barazisë midis të gjithë personave dhe është një sukses në kuadrin e respektimit të së drejtave të njeriut dhe një prej të drejtave bazë, siç është ajo e lirisë së zgjedhjes së orientimit seksual”, deklaroi ministri i Çështjeve Publike, Manu Sareen.

Aktualisht, martesat midis personave të së njëjtit seks janë të ligjshme edhe në Argjentinë, Belgjikë, Kanada, Islandë, Holandë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Afrikë e Jugut dhe në Suedi.

Top Channel