Argjentina,bllokadë ekonomike ishujve Falklands

08/06/2012 09:20

Argjentina është duke u përpjekur që të imponojë një bllokadë ekonomike mbi ishujt Falklands, akuzoi ministri britanik i Shtetit, Jeremy Browne.

Prej disa muajsh, Buenos Airesi nuk lejon që të lundrojnë në ujrat e tij anijet me flamur britanik, ndërsa ka shpallur kërkimet për naftë të pesë kompanive në brigjet e Falklands si të paligjshme dhe klandestine.

Sipas qeverisë argjentinase, një veprim i tillë po shtron rrugën për zbatimin e procedurave të ardhshme të paligjshme.

Ndërsa marrëdhëniet midis dy shteteve kanë mbërritur në një pikë të ulët, Browne iu kundërpërgjigj akuzave argjentinase duke thënë të premten: ”Një shtet me 40 milionë banorë po përpiqet të imponojë një bllokadë ekonomike ndaj një ishulli me 3 mijë banorë. Kjo është ajo që duhet të ketë parasysh Buenis Airesi, kur flet për ndershmëri dhe mungesë legjitimiteti”.

Argjentina fitoi pavarësinë nga Spanja në vitin 1810, me ishujt Falklands, në spanisht Malvinas, si pjesë përbërëse e territorit, por Britania e Madhe i pushtoi në vitin 1833 dhe që prej atëherë territori me madhësi të ngjashme sa Kosova, i ndodhur vetëm dhjetëra kilometra nga brigjet e Amerikës së Jugut, mbetet pjesë e kurorës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 1982, ndërsa vendi drejtohej nga regjimi i një junte ushtarake, Argjentina pushtoi shkurtimisht ishujt, për t’u zmprasur përballë ndërhyrjes së vendosur së Britanisë së drejtuar nga Margaret Thatcher.

Qëndrimi nacionalist i qeverisë aktuale së presidentes Cristina Fernandez de Kirchner ka rikthyer tensioned midis Argjentinës dhe Britanisë në 30 vjetorin e luftës midis dy shteteve.

Top Channel