“Eva Dumani nuk kthehej, thoshte se ka amanetin e babit”/ Exclusive, shqiptarja e rekrutuar nga Xhihadi që u riatdhesua: E njoh personalisht, gjyshja e tyre…
Anbeta Toromani e ka humbur betejën gjyqësore ndaj Oni Pustinës edhe në
Gjykatën e Apelit. Balerina e njohur shqiptare e emisionit italian
“Amiçi”, ka ankimuar në këtë gjykatë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që
ka dhënë vendim në favor të modelit Oni(Fation Pustina).
Historia ka nisur pas ndarjes së çiftit, që bashkëjetuan më shumë se 5 vite së bashku. E indinjuar dhe e zhgënjyer nga ky vendim i drejtësisë shqiptare, Toromani i ka bërë thirrje për ndihmë autoriteteve më të larta të shtetit përmes një konference për shtyp. Sipas Toromanit, asaj i është përvetësuar pasuria prej 112 milionë lekë të vjetra përmes një prokure, sipas saj, të falsifikuar, në të cilën thuhet se autorizohet motra e saj, Bujana, të bëjë veprimet e kalimit në pronësi të Pustinës, të dy kuotave të kapitalit të shoqërisë “EU 2008” sh.p.k. “Do kisha dashur që këtë konferencë shtypi ta kisha bërë për një shfaqje timen, por nuk është ky rasti dhe më vjen shumë keq. Është hera e parë që, unë dhe familja ime, përballemi me një proces gjyqësor në Shqipëri, është hera e parë që kam të bëj me ligjin dhe drejtësinë dhe të them të vërtetën, me gjithë respektin që kam, në këto momente jam komplet e zhgënjyer dhe e indinjuar për gjithë vendimet absurde që janë marrë”, ka thënë gjatë konferencës së djeshme balerina.
Sipas saj, është absurde fakti që një gjykatë nuk merr në konsideratë të vërtetat e shkruara në dokumente. Përpara gjykatës, noteri që ka nënshkruar prokurën, ka dëshmuar se Toromani ka qenë e pranishme fizikisht në zyrën e tij, ndërkohë që vet balerina e mohon këtë fakt. Duke treguar dokumente të zyrës së Policisë Kufitare, ku vërtetohet se ajo nuk ka hyrë në 15.10.2009 në Shqipëri dhe duke treguar se edhe data e muaji i saj i lindjes janë gabim në prokurë, Toromani ka thënë se ajo ka punuar vite të tëra për atë pasuri. “Në bazë të kësaj prokure mua më janë vjedhur të ardhurat e mia, investimi që unë kam bërë në Tiranë dhe janë tjetërsuar në emër të një personi, që ju e njihni shumë mirë(Oni Pustina)”, ka thënë ajo. Gjatë gjithë konferencës, balerina nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e ish-të dashurit të saj, ndërkohë që është shprehur e çuditur se disa fakte nuk janë marrë fare parasysh. “Në Gjykatën e Apelit unë kam sjellë edhe një vërtetim tjetër, ku administratori delegues i emisionit “Amiçi”, ku unë punoj, vërteton se në datat për të cilat flitet në prokurë unë kam qenë duke punuar pranë studiove të “Cinecitta” për emisionin e Maria De Filipi-t. Ky vërtetim bazohet mbi sigurimet shoqërore që ato paguajnë për çdo ditë prezence tonën. Por as kjo nuk ka mjaftuar dhe nuk është marrë parasysh. Një vendim gjykate nuk do t’ia dijë për faktin që unë nuk mund të kem qenë në të njëjtën datë në dy vende”, ka theksuar Toromani. Balerina, e cila gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka dhënë asnjë prononcim në media për ndarjen e saj me modelin Oni Pustina, i është drejtuar për herë të parë gazetarëve, pasi është ndier e cenuar nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Siç tregon Toromani, historia e tyre ka mbaruar që në shtator të vitit 2009, ndërkohë që vetëm një muaj më pas, përmes prokurës është bërë kalimi i pasurisë në emër të Oni Pustinës. Anbeta ka insistuar se nuk mund të ndodhte asnjëherë që ajo t’i falte pasurinë Pustinës, pa marrë asgjë në këmbim, ndërkohë që marrëdhënia e tyre ishte krisur. Ajo i është shmangur çdo pyetjeje që kishte të bënte me arsyet e ndarjes së tyre, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve më të larta shtetërore. “Unë nuk kam ardhur të gjykoj njeri, por ndihem thjesht një viktimë e një sistemi, që, me sa duket, nuk funksionon ashtu siç mendoja unë. Dua t’i bëj një thirrje Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Prokurorisë, Gjykatës, të më ndihmojnë në këtë çështje. Unë së pari flas si një qytetare, që më është përvetësuar pasuria dhe pastaj si Ambeta Toromani, që përfaqësoj kombin tim në Itali”, ka theksuar balerina. Po dje, Toromani është nisur drejt Italisë, duke theksuar se këtë verë do të merret me ndjekjen e kësaj çështje gjyqësore, edhe pse kishte planifikuar një aktivitet në Shqipëri, për të cilin nuk është e sigurt nëse do të realizohe
Top Channel