“Eva Dumani nuk kthehej, thoshte se ka amanetin e babit”/ Exclusive, shqiptarja e rekrutuar nga Xhihadi që u riatdhesua: E njoh personalisht, gjyshja e tyre…
Ish-kreu i Policisë së Dibrës, Shemsi Premçi, ka përfunduar i shoqëruar
në polici, pasi ka pasur një përplasje fizike me përmbaruesin gjyqësor
privat, Baftjar Nela.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në orët e mbrëmjes, ndërkohë që uniformat blu kanë shoqëruar ish-drejtorin dhe përmbaruesin. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se për këtë ngjarje janë njoftuar rreth orës 21:00 dhe menjëherë aty janë dërguar patrullat e Komisariatit nr. 3.
Sipas të dhënave policore, dy protagonistët e ngjarjes janë shoqëruar në ambientet policore, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre dhe është vendosur që të procedohen penalisht në gjendje të lirë. Sipas informacioneve jozyrtare, Premçi është takuar me Nelën dhe mes tyre ka pasur një debat në lidhje edhe me konfliktet e mëparshme, kur ish-polici ishte në krye të uniformave blu të Dibrës.
Top Channel