OKB: Misioni në Siri dështoi

07/06/2012 00:00

Shefi i OKB-së Ban ki Moon rekomandoi reduktimin e misionit në Siri dhe
rifokusimin tek ndërmjetësimi politik, pasi tashmë është mëse e qartë se
iniciativa e armëpushimit ka deshtuar.

Ne një raport drejtuar Këshillit të Sigurimit, Ban theksoi rendesine qe ka sipas tij farketimi i dialogut perkundrejt monitorimit te pushimzjarrit. Mandati i misionit te 300 vezhguesve skadon pas dy javesh dhe te merkuren, Keshilli do te diskutoje mbi situaten perpara votimit per zgjatjen ose jo te tij.

Raporti i sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara sugjeron reduktimin e numrit te monitoruesve ushtarake, por jo terheqjen e plote te tyre. Levizja ka per qellim te dergoje mesazhin se komuniteti nderkombetar nuk po e braktis Sirine. Ban propozon gjithashtu qe baza e vezhguesve te jete Damasku e te mos dalin me ne terren si me pare, ku jane bere shpeshhere objekt i sulmeve te dhunshme.

Armepushimi qe ata po perpiqeshin te monitoronin ishte pjese e planit 6 pikesh te te derguarit te posaçem per Sirine, Kofi Anan. Por edhe pse te dy palet rane dakort me te ne muajin prill, dhuna ne vend jo vetem qe nuk u fashit, por perkundrazi ka ardhur ne pershkallezim.

Perpjekja me e fundit ne rrafsh diplomatik per t’i dhene nje zgjidhje krizes siriane, ishte konferenca e miqve te Sirise te premten ne Paris.Grupi i kerkoi Keshillit te Sigurimit te aprovoje urgjentisht planin e Ananit ne baze te artikullit 7 te kartes se OKB-se, qe i referohet masave ekonomike, diplomatike, atyre te udhetimit e komunikacionit.

Takimin e bojkotuan si Rusia, ashtu edhe Kina, te dyja anetare te Keshillit te Sigurimit me fuqi vetoje. Diplomatet e OKB-se tani po punojne mbi nje dokument, i cili ben thirrje per sanksione me ne shenjester aktivitetin tregtar, nese Assadi nuk i permbahet planit te armepushimit dhe roadmap-it per nje tranzicion politik.

Top Channel