Grabitja e argjendarisë, minutat e tmerrit

07/06/2012 00:00

Në çdo film aksion, ku protagonist janë grabitësit e bankave apo
bizhuterive të shtrenjta, jemi mësuar të shikojmë parapërgatitjet që ata
bëjnë.

Madje në disa raste, në skenarët që na ofrohen prej filmave të “Hollivudit”, këta grabitës që kërkojnë të fitojnë lehtë, na serviren si “heronj”, të cilët kërkojnë “Ëndrrën amerikane”. Aktorët, që zgjidhen për të interpretuar këto role, zakonisht janë simpatikë, me turp të ndërtuar dhe mjaft inteligjentë. Por ata kanë edhe cilësinë tjetër vendimtare, për t’i mbrojtur atributet e tjera, gjakftohtësinë.

Por, ajo që ndodhi dy ditë më parë në mes të ditës, në qytetin e Fierit, nuk ishte film, ku teleshikuesi mund ta ndiente veten protagonist. Ata që patën fatin e keq të ishin pre e agresionit të dy të rinjve të paidentifikuar, që mbanin në fytyrë maska e në duar kallashnikovë, përjetuan çaste terrori.

Por, ajo që vërehet në këtë grabitje është fakti se dy të rinjtë duket se kanë parë shumë filma aksion dhe janë përgatitur prej kohësh të bëhen protagonistë. Ata kanë zgjedhur të jenë protagonistë të ngjarjeve reale, e jo të filmave hollivudianë. Gazeta “Shqip” ka siguruar ekskluzivisht videon e grabitjes, ku duken dy autorët që futen me shpejtësi në argjendari. Videoja e plotë zgjat 24 sekonda dhe duken dy autorët që veprojnë me shpejtësi për të marrë sendet me vlerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB