Gjykimi i zyrtarëve të lartë

07/06/2012 00:00

Në ditën e dyte të Konferencës për Reformën në Gjykatën e Lartë,
Prokuroria e Përgjithshme jep qëndrimin e saj në lidhje me
gjykimin e çështjeve në juridiksion fillestar të deputetëve apo
ministrave, në një kohë, që janë vetë këta që gjatë emërimit të një
gjyqtari japin pëlqimin për të në Kuvend.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Kujtim Luli, deklaroi se nëse përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Larte do të vijojë të bëhet nga politika, atëherë gjykimi i pjesëtarëve të saj të rishikohet se si do të kryhet.

“Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës parashikojnë juridiksionin fillestar të Gjykatës së Lartë, kur gjykon akuzat penale kunder disa subjekteve kushtetuese, si ndaj presidentit të Republikës që dekreton emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ashtu edhe ndaj kryetarit te Këshillit të Ministrave, ministrave dhe deputetëve, të cilët japin pëlqimin në Kuvend për emërimin e gjyqtarit.Kjo situate kushtetuese dhe ligjore, lidhur me juridiksionin fillestar ka krijuar dhe po krijon probleme ne rastet e akuzave të ngritura dhe të përfaqësuara nga prokurorët në Gjykatën e Lartë, veçanërisht në perceptimin e publikut per njeanshmerine e gjyqtareve në zgjidhjen e atyre çeshtjeve. Referuar diskutimit të ditës së parë te Konferences dhe në vijim të kësaj dite, nese situata ligjore dhe Kushtetuese per zgjedhjen dhe emerimin e anëtarëve të Gjykates së Lartë, në kuader te kesaj reforme te pritshme do te konsiderohet te mbetet e njejte, lidhur me mënyrën e emërimit dhe të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, çmojmë se ështe e domosdoshme te behen ndryshime kushtetuese dhe ligjore, per te zbritur nivelin e gjykimit të ketyre subjekteve kushtetuese ne Gjykatat e Apeleve ose ne ato te Shkalles se Pare”, tha Luli.

Perfaqesuesi i Prokurorisë së Përgjithshme së Përgjithshme preku edhe nje shqetesim tjeter per disa vendime te Gjykates se Larte, qe nuk jane unifikuese.

“Kemi konstatuar dhe konstatojme se disa vendime të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si per juridiksionin fillestar dhe ate rishikues, jo vetëm nuk garantojnë interpretim dhe zbatim uniform të ligjit në të gjitha nivelet e gjyqësorit, por as edhe brenda të njejtit kolegj te saj, gjendje e cila çmojme se krijon efekte te kunderta dhe çorientuese ne te gjitha nivelet e gjyqësorit dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në sistemin e drejtësisë”, tha Luli.

Ne propozimet e tij perfaqesuesi i Prokurorise së Pergjithshme kerkoi qe Prokurorit të Përgjithshëm t’i jepet me ligj e drejta për të kërkuar njehsimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që nje kategori çështjesh penale të lehta të shqyrtohen nga nje Kolegj Penal me 3 gjyqtarë dhe jo pesë dhe të parashikohen me ligj afatet maksimale te shqyrtimit gjyqesor ne Kolegjin Penal. Po ashtu te rishikohet sipas Prokurorise se Pergjithshme edhe neni qe parashikon zbardhjen e vendimeve jo me vone se 30 dite, pasi sipas prokurorit Luli, vendimi i arsyetuar publikohet jo gjithmone brenda ketij afati.

Top Channel