Francë, në pranga grupi antisemit

07/06/2012 21:40

Policia franceze vendosi në pranga një person të akuzuar për goditjen me çekiç të tre hebrenjve, në një sulm të motivuar nga paragjykimet racore.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vilurbanës dhe i dyshuari, pjesë e një grupi me bindje të ekstremit të djathtë, u vetdorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Ai është personi i pestë që ndalohet në lidhje me këtë ngjarje, në të cilën u përdorën edhe disa mjete të tjera të forta.

Një seri ngjarjesh me karakter antisemit kanë pasuar vrasjen e katër të rinjve në një shkollë hebrehe në Tuluzë, nga një shtetas me origjinë algjeriane.

Viktima të sulmit të Vilurbanës ishin tre të rinj që mbanin veshje hebrehe në daljen e tyre nga shkolla.

Një grup i vogël përsonash u panë duke i ofenduar, përpara se të sulmoheshin nga më shumë se dhjetë njerëz njëkohësisht.

Secili prej adoleshentëve mori plagë të thella dhe u trajtuan në spital, ku vazhdoj të ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel