Fier, 10 ditë pa energji elektrike

07/06/2012 00:00

Rreth 85 familje te fshatit Peshtan Mucaj në komunën Frakull të Fierit prej dhjetë ditësh nuk kanë energji elektrike.

Shkak eshte bere djegia e transformatorit ne kabinen e fshatit. Banoret thone se jane ankuar prane prefektures dhe zyrave te cezit por ende nuk kane gjetur nje zgjidhje. Mungesa e energjise i ka lene ata edhe pa uje te pijshem pasi furnizimi me uje behet me ane te pompave. Banoret thone se u eshte vetireuar mjaft jetesa nga kjo mungese disa ditore e energjise.

Kreu i Komunes Frakull Viktor Cervanaku ka deklaruar se CEZ-i nuk  i eshte pergjigjur asnjehere kerkesave te kesaj komune. Kryekomunari pohon se do te shikoj hapesirat ligjore per te blere nje transformator per  qindra banoret e  ngelur pa drita.

Burime nga kompania CEZ kane deklaruar se  pritet te vije nje kontigjent transformatoresh ne ditet ne vijim pasi  nuk ka gjendje ne magazinat e rajonit te Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB