Arrestohen shpërndarësit marihuanës në Tiranë

07/06/2012 00:00

Policia e Tiranës arrestoi të premten disa shpërndarës marihuane në
Tiranë, disa prej së cilëve ishin nga Gjirokastra, për shpërndarje të
lëndëve narkotike.

Operacioni me emrin në kod “Triss I” arrestoi Jashar Enver Kiptiun, 31 vjec,  nga Durrësi, Arben Haxhi Daci, 43 vjec, dhe Luan Fiqiri Meidani, 47 vjec, banues në Gjirokastër.

Arrestimi u krye në rrugën e Kavajës ku u kapën edhe 3.8 kg. lëndë narkotike.

“Gjatë hetimit në ngarkim të tyre, hetim i cili është shtrirë për një periudhë 6 mujore, ka rezultuar se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin tregtonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në zonën e ish Bllokut, ku shtetasi Jashar  Kiptiu është proceduar disa herë po për këtë vepër penale”, thotë policia.

Top Channel