Raporti mjedisor: Njerëzimi në luftë për mbijetesë

06/06/2012 21:15

Me pasuritë pyjore dhe rezervat e peshkut në reduktim të vazhdueshëm, me burimet e ujit në shterim dhe mungesën e veprimeve në lidhje me ndryshimet klimaterike, njerëzimi përballet me një sfidë për vetë mbijetesën e tij në dekadat e ardhshme, deklaroi Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport për mjedisin.

Dokumenti i quajtur “Panorama Botërore Jetësore” theksoi se progres i rëndësishëm është parë në vetëm katër prej 90 objektivave ambientalistë të vendosur më parë.

Në të njëjtën kohë, një grup shkencëtarësh paralajmëruan se jeta në tokë mund të jetë shumë pranë një pragu të paktheyshëm rrezikshmërie, përtej së cilës duhet të luftojmë për mbijetesën e racës.

”Kemi dekada që abuzojmë me mjedisin dhe deri më sot ai na ka falur. Megjithatë, shumë shpejt mund të jemi të detyruar të përballemi në një luftë për jetë a vdekje me natyrën nëse nuk veprojmë menjëherë”, paralajmëruan shkencëtarët.

Ata do t’i adresojnë udhëheqësve të 20 vendeve më të industrializuara në botë një program me kërkesa për shtrëngimin e masave në mbrotje të mjedisit, në samitin e ardhshëm të G-20, i planifikua për t’u zhvilluar më vonë gjatë muajit në Rio de Zhaneiro, Brazil.

Raporti mjedisor i OKB-së hartohet një herë në pesë vjet. Ai i sivjetshmi ishte raporti i pestë që prej nisjes së grumbullimit të të dhënave në lidhje me përparimin apo keqësimin e gjendjes së natyrës, në 90 sektorë të ndryshëm të saj.

Top Channel