Nigeri, tanket kundër Boko Haram

06/06/2012 03:54

Në një operacion ushtarak të ndihmuar nga tanket, forcat e sigurisë nigeriane kanë sulmuar qytetin e Maiduguri, fortesa dhe djepi shpirtëror i lëvizjes terroriste islamike Boko Haram.

Sulmi në qytetin veri-lindor të Nigerisë, ka shkaktuar arratisjen e popullsisë nga banesat e tyre, zbulojnë banorët e qytetit.

Ushtria konfirmon nga ana e saj se ka arritur të vrasë 16 militantë të sektit gjatë luftimeve në Maiduguri.

Grupi militant islamik është bërë një problem për vendin afrikan, sulmet e të cilit kanë shkaktuar mjaft viktima. Në një prej sulmeve të mëparëshme në janar prej Bokos, mbi 150 persona mbetën të vdekur, në atë që është deri më sot goditja më e përgjakshme në një sulm të vetëm.

Për qeverinë qëndrore ka rezultuar i vështirë kontrollimi i grupit militant, i cili operon kryesisht në veriun me shumicë muslimane, por që ka goditur edhe në jug, përfshi kryeqytetin Abuxha.

Top Channel