Netanjahu, apartamente në Bregun Perëndimor

06/06/2012 23:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi ndërtimin e 300 apartamenteve të reja në vendbanimin hebraik të Beit El-it në Bregun Perëndimor.

Njoftimi u mësua disa orë pasi Parlamenti i Izraelit kundërshtoi projekt/ligjin për të legalizuar të gjithë shtëpitë e ndërtuara në territor palestinez.

Drafti u hartua nga ultranacionalistët për t’ju kundërvënë vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëroi prishjen e pesë shtëpive në vendbanimin e Beit El-it në afërsi të Ramallahut, më 1 Korrik.

Vendimi i kryeministrit izraelit do të revoltojë palestinezët të cilët kanë refuzuar t’i kthehen bisedimeve për paqe, nëse nuk ndalon ndërtimi i vendbanimeve hebraike.

Top Channel