Tragjedi në Gjermani, publikohen fotot e dy motrave kosovare që humbën jetën në aksident Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, që u themelua pas konfliktit të armatosur në Maqedoni nga drejtuesit e UÇK-së, ka shënuar 10-vjetorin e krijimit.
Themeluesi dhe drejtuesi aktual i kësaj partie, Ali Ahmeti, para anëtarësisë së BDI-së numëroi arritjet e këtij subjekti gjatë një dekade në skenën politike.
“Ne ndryshuam Kushtetutën, përafqësimi i drejtë dhe adekuat, ndarja territoriale, flamuri kombëtar, zyrtarizimi i Universiteti të Tetovës, fjala shqipe në Parlament, promovimi i frymës euro-atlantike, njohja e Kosovës, rrëzimi i kufirit me Shqipërinë, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Këto janë gjurmët që nuk shlyhen asnjëherë”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti pranoi se partia e tij nuk ka mundur të realizojë të gjitha kërkesat e popullit dhe se ka bërë gabime, por tha se prioritet i BDI-së ngelet avancimi i statusit të shqiptarëve në Maqedoni dhe integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike.
Ai paralajmëroi intensifikimin e bisedimeve me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit që po mban të bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qeveria e Maqedonisë është në pritje të formimit të qeverisë në Greqi që të vijojë përpjekjet për një zgjidhje të shpejtë”, nënvizoi Ahmeti.
Partia e Ali Ahmetit është pjesë e qeverisë së Maqedonisë, ku përfaqësohet me dy zv/kryeministra dhe pesë ministra, ndërsa në Kuvend kjo parti ka 15 mandate deputetësh.
Top Channel