Libi, sulmohet konsullata e SHBA-ve

06/06/2012 23:15

Një bombë shpertheu jashtë konsullatës së Shteteve te Bashkuara në qytetin e Bengazit, në Libi.

Sic raportojnë mediat nuk pati të vrarë apo të plagosur. Atentati u morr përsipër nga grupi i të burgosurit Omar Abdel Rahman, sheikut që është dënuar me burgim të perjetshëm në Shtetet e Bashkuara, i akuzuar për sulmet në Ëorld Trade Center të vitit 1993.

Ambasada amerikane në Tripoli konfirmoi shpërthimin në Bengazi.

Top Channel