Demokratët humbin në Wisconsin

06/06/2012 00:00

Guvernatori i shtetit Wisconsin, republikani Scott Walker, arriti te
fitonte zgjedhjet e parakohshme duke mposhtur demokratin Tom Baret, çka
do te thote se do ta çoje deri ne fund mandatin e tij. Triumfi i
Walker-it, qe me te marre postin ne 2010-ten reduktoi ndjeshem te
drejtat e punonjesve te sektorit publik, konsiderohet nje grusht i rende
per demokratet.

Veprimi i tij shkaktoi zemerimin e sindikatave te punëtorëve dhe aktivistëve demokratë. Ligji shkaktoi protesta të mëdha edhe ne mesin e qytetareve të zemëruar në kryeqytetin e shtetit, Madison. Përmes një fushate të qytetarëve në fillim të këtij viti u mblodhën gati 1 milionë nënshkrime në një peticion për të detyruar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. e megjithate, Walker,  i cili ka shërbyer 17 muaj të mandatit të tij katërvjeçar, serish fitoi.

“Sot ne i treguam Wiskonsin-it, i treguam vendit e mbare botes se ajo çfare votuesit duan ne te vertete jane lideret e forte, qe nuk terhiqen e qe marrin vendime te veshtira. Tani eshte koha te ecim perpara, e te riperterijme angazhimet tona per te ndihmuar bizneset e vogla te krijojne vende pune, per te ndihmuar te rritet cilesia e jeteses per te gjithe qytetaret tane, si ata qe votuan per mua, si ata qe votuan per te tjere”, tha
Walker.

Zgjedhjet e parakohshme në Wisconsin shihen edhe si një test për garën presidenciale mes presidentit demokrat Barack Obama dhe kandidatit presidencial të Partisë Republikane, Mitt Romney. Presidenti Obama fitoi lehtësisht në ëisconsin gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Por triumfi i Walker-it, sipas analisteve eshte nje tregues se mund te jete Romney ai do te fitojë këtë shtet në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Top Channel