Peshkopi, atentat në qendër të qytetit

05/06/2012 09:05

Një sulm me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e së martës në qendër të qytetit të Peshkopisë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sulmi ka pasur si objektiv shtetasin Hekuran Kullani, i cili është plagosur në këmbë.

Sipas burimeve, efektivë të policisë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë duke arrestuar autorin e sulmit, shtetasin Artur Dikollari.

Ndërkohë, i plagosuri është shoqëruar për në spitalin e qytetit, ku nuk ka asnjë rrezik për jetën, kanë njoftuar burime spitalore.

Pritet që marrja në pyetje e Dikollarit të zbardhë dhe motivet e sulmit të tij ndaj Kullanit, të cilat për momentin janë të paqarta.

Kukës, plagoset me armë zjarri sekretari i Komunës Gjinaj

Plagoset me armë zjarri sekretari i Këshillit të Komunës Gjinaj, të rrethit të Kukës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sw martws, rreth orës 09:00, teksa Naim Bytyçi po shkonte për në punë. Paraprakisht mësohet se Bytyçi është qëlluar me armë zjarri, pranë zyrave të komunës nga Qamil Kastrati, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia lokale.

Nuk dihen ende motivet dhe dinamika e ngjarjes, ndërkohë që uniformat blu kanë nisur punën për mbledhjen e provave materiale dhe zbardhjen e plotë të plagosjes së zyrtarit të komunës Gjinaj. Mësohet se Bytyçi ka marrë një plagë në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit, është dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar.
 

Top Channel