Sarkozy, zyrat e reja pranë Elizeut

04/06/2012 21:55

Është kthyer në fundjavë në Paris, pas një pushimi të gjatë prej 17 ditësh në Marrakesh të Marokut, bashkë me bashkëshorten Carla Bruni, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Dhe, pa humbur kohë, Sarkozy ka marrë nën kontroll drejtimin e zyrave të reja të tij në VIII Arrondissement të Parisit, jo shumë larg pallatit Elize që deri para pak kohësh drejtohej prej tij.

Ish-ministri dhe miku i tij besnik Brice Hortefeux kishte ritheksuar më parë se Sarkozy ka ndërmend të qëndrojë larg në mënyrë vullnetare dhe të përhershme nga politika.

Më 15 maj, Sarkozy ia dorëzoi stafetën e presidencës franceze Francois Hollande, i cili të njëjtën ditë bëri betimin si presidenti i ri i vendit. Sarkozy priti në Elize rivalin e tij, shtrëngoi duart me të dhe më pas zhvilloi një takim kokë më kokë.

Më pas, i shoqëruar nga bashkëshortja Carla Bruni, ai u largua nga rezidenca presidenciale për t’ia lënë vendin presidentit socialist, i pari pas 17 vjetësh.

Top Channel