Edhe një skandal i radhës ka prekur policinë e Kosovës. Mbi 25 kilogramë flori janë vjedhur pa asnjë gjurmë brenda zyrave të Policisë në qytetin e Pejës përkatësisht në zyrën e dëshmive ku ruhen prova të rëndësishme.

Vite me parë në zyrat e Policisë së Kosovës në Prishtinë u patën vjedhur pa gjurme rreth 50 kilogram heroinë dhe mijëra euro dhe asnjëherë nuk janë zbardhur autorët e këtij krimi të rëndë, çka duket se pikërisht kjo çështje, ka frymëzuar edhe ngjarjen në Policinë e Pejës.

Rezultati i hetimeve të para për vjedhjen e 25.3 kilogramëve tregon për një aksion profesional vjedhje kjo për shkak se asnjë gjurmë nuk është gjetur deri të shtunën.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Inspektoratin Policor, Jetullah Aliu ka deklaruar për mediat se është konstatuar se vjedhja nuk ka mundur të realizohej nga dikush që nuk është në polici, apo pa bashkëpunimin me policinë dhe për këtë shkak ata kanë arrestuar katër zyrtar të lartë policorë të cilët ditën e diele janë liruar nga paraburgimi dhe po mbahen në arrest shtëpiak prej 30 ditësh

Top Channel