Testimi i dhrahmisë, Bloomberg trondit tregjet

02/06/2012 00:00

Pyetje dhe shqetesim ka shkaktuar shfaqja e dhrahmise në listat e
këmbimit valutor të Agjencisë më të madhe të lajmeve të biznesit dhe
tregut financiar Bloomberg.

Dje ne terminalet e saj eshte shfaqur kodi i transaksionit për “dhrahmine greke” me shenimin – post euro.Mediat ndërkombëtare shkruajne se behet fjale thjesht per nje test te brendeshem te kompanise, por vete agjencia nuk ka nxjerre nje publikim qe te sqaroje, ne se eshte nje shërbimi i ri testues.

Investitoret qe e zbuluan te paret ne tabele, provuan qe te gjejne edhe vleren e shkembimit me monedhat e tjera, por ky sherbim nuk ishte i mundur, ben te ditur britanikja “The Guardian”. Pak ore me vone shenimi “dhrahmi” ne tabele eshte hequr bashke me kodin, per shkak të klimës negative që ekziston në Greqi dhe skenareve për të ardhmen e Eurozonës, te cilat ka të ngjarë të shkaktojnë panik. Ngjarja ne fjale ka ngjallur reagimin e ashper te Athines zyrtare nepermjet zedhenesit te qeverise teknike Dhimitris Tsiodras, i cili ka deklaruar se disa njerëz duket se nxitojnë për të nxjerre vendin nga euro ose nga amatorizmi i tyre, ose qellimisht.

Duke bere fjale per nje akt qe mund te ngjalle spekulime. Euro eshte monedha qe kane zgjedhur vete greket dhe jo tregjet, ka thene zyrtari grek, duke shtuar se edhe partneret euopiane riperserisin cdo dite se deshirojne Greqine brenda hapesires se monedhes se perbashket.

Ne mbeshtetje te kesaj alternative ka dale oret e fundit edhe agjensia e vleresimit Moody’s e cila vlereson se megjithe rrezikun e vazhdueshem qe Greqia mund te braktise euron ,ky veprim nuk cilesohet si skenari me i mundeshem, edhe ne se rreziku shtohet pas zgjedhjeve te 17 qershorit. Edhe kolosi bankar francez ‘Societe Generale’, ne nje raport te tij, ben te qarte se dalja e mundshme e Athines nga Eurozona mund të shkaktojë përhapjen e pakontrolluar të krizës, e cila do të shterronte mundesite financiare te Europes.

Nderkohe ne Greqi ashpersohen gjithnje e me shume akuzat e partive pro marreveshje se huase dhe atyre qe jane kunder saj me epiqender monedhen e perbashket qe tashme eshte kthyer ne nje dileme kryesore, nga e cila edhe do varet rezulatati i zgjedhjeve parlamentare pas dy javesh.

Top Channel