Qershori do të jetë i lagësht

02/06/2012 00:00

Pas ditëve me shi dhe motit të freskët, fundjava premton ditë me diell
dhe temperatura të larta që do të ngrihen deri në 30 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pothuajse në gjithë territorin shqiptar, moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë duke favorizuar mundësinë për pushime buzë detit.

Por sipas meteorologëve, në fillim të javës moti do të ndryshojë parametrat si pasojë e ardhjes së një mase ajrore të lagësht e cila do të sjellë reshje shiu të cilat do të sjellin dhe zbritje të temperaturave.

Meteorologët parashikojnë për muajin qershor mot të alternuar me kthjellime e vranësira të cilat herë pas herë do të gjenerojnë reshje shiu.Sipas tyre, kjo situatë e motit është karakteristike për këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB