Obama: Të bëjmë më shumë për punësimin

02/06/2012 00:00

Barak Obama e pranoi gjatë një tubimi elektoral në Minesota se rritja e
ekonomisë dhe ajo e nivelit të punësimit nuk po ecën me ritme të shpejta
dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

Por per Shefin e Shtepise se Bardhe, te vene me shpatulla pas muri nga republikanet, qe i pershkruajne si te deshtuara politikat e tij, faji per kete situate rendon mbi Kongresin i cili i bllokon perpjekjet e rimekembjes, si dhe mbi Europen e paafte te zgjidhe problemet e saj.

“Ekonomia po njeh serish rritje, vetem se jo me ritmet qe ne do te deshironim. Bizneset tona kane krijuar gati 4,3 milione vende te reja pune pergjate 27 muajve te fundit. Por serish, sic mesuam nga raporti i fundit i statistikave, ato nuk jane ne nivelin e deshiruar. Ne te njejten periudhe si te vitit te kaluar, ekonomia jone po perballet me veshtiresi jo te vogla. Patem rritje te cmimit te gazit dy muaj me pare dhe tani ka nisur te ulet, ndonese jo ne nivele te kenaqshme. Por ai qe mbetet ndoshta faktori me domethenes eshte kriza ne ekonomine e Europes, me pasoja ne mbare boten, hija e se ciles bie edhe mbi ekonomine tone”, tha Obama.

Frenimi i punesimit eshte nje tjeter ngerç për Presidentin. Shqetesimi ne Shtepine e Bardhe ka mberritur majat, sepse thellimi i krizes konsiderohet rrezik serioz per mandatin e dyte te Obames ne krye te administrates amerikane. Me permendjen e problemeve europiane, ai u perpoq te shfajesonte politikat e veta nen pretendimin se mund te beje ç`eshte e mundur per te zbutjen e krizes brenda kufijve, por nuk kontrollon dot ate qe ndodh ne pjese te tjera te botes.

Top Channel