Siri, masakrohen 13 civilë

01/06/2012 00:00

Aktivistët siriane publikuan një video – ku sipas tyre – deshmohet një
tjetër masakër e civilëve nga forcat pro-qeveritare në Siri, e treta
brenda një javë.

13 punëtore të një fabrike, u detyruan me forcë të zbrisnin nga autobusi dhe u ekzekutuan në grup, nga milicet “shabiha”, në afërsi të fshatit Kusair, ne perëndim të vendit. Video tregon disa trupa me plagë të tmerrshme, në kokë dhe bar, por ajo nuk mund të verifikohet ne menyre te paanshme, por dy here, javen e kaluar, vezhguesit e OKB-se ne terren jane konfirmuan pretendimet e aktivisteve; vrasja e 13 personave ne lindje te Deir Al Zurit dhe perpara kesaj, masakren ne Hula, në zonën e Homsit.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB pritet te takohet për të katërten here prej nisjes se krynegritjes ne  Siri për të diskutuar dhunën në vend, ku pritet te fajesohen forcat pro-qeveritare per masakren e Hulas, ku humben jeten 108 persona, mes te cileve 49 femije dhe 34 gra.

Ky organizem nuk mund te vendose sanksione madje as mund te urdheroje Keshillin e Sigurimit te veproje. Permes projekt/rezolutes- siç raporton BBC- kerkohet qe Siria te lejoje hetuesit e te drejtave te njeriiut si dhe agjensite e ndihmes humanitare. Presidenti rus, Vladimir Putin pritet te perballet me presionin e Gjermanise dhe Frances gjate vizites ne Berlin dhe Paris, te premten.Te enjten, qeveria siriane akuzoi grupet rebele, qe kerkojne mbi gjithcka ta bejne te detyrueshme, nderhyrjen ushtarake ne vend. Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne Kombet e Bashkuara, Susan Rice, e cilesoi kete si një genjeshter te madhe, qe nuk mbeshtetet mbi asnje fakt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB