Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Një ngjarje makabër ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një i ri vrau shokun e tij të dhomës e i hëngri pjesë nga trupi, përpara se të arrestohej nga policia.
Arrestimi i vrasësit 21-vjeçar, në shtetin e Merilendit, u bë pasi gjetjes së trupit të copëtuar në dhomën e përbashkët që ndante me viktimën.
Pas kryerjes së krimit, vrasësi kishte gjymtuar trupin dhe kishte ngrënë zemrë e tij dhe pjesë nga truri.
Një ngjarje e tillë makabër vjen në të njëjtën kohë kur Kanadaja është tronditur nga një tjetër krim shokues, i një aktori filmash pornografikë, që ka vrarë të paktën dy persona, të cilët i ka bërë copash dhe i ka dërguar me postë në destinacione të ndryshme.
28-vjeçari Eric Newman, i cili i ka vendosur vetes një emër italian për shkak të tërheqjes ndaj filmave të “Cosanostras”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpoli”, pasi besohet se mund të ketë mbërritur në Europë.
Top Channel