Vijojnë me intensitet të plotë negociatat publike dhe jo publike mes aktorëve të politikës shqiptare për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.
I tillë ishte edhe takimi mbrëmjen e së premtes mes kryetarit të PS Edi Rama dhe atij të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Për më shumë se 90 minuta ata kanë darkuar në ambientet e kompleksit Xibraku, në periferi të Tiranës.
Edi Rama është larguar i pari duke mos pranuar të prononcohet kur u pyet nga Top-Channel se çfarë ishte biseduar apo negociuar me ish-deputetin socilist, tani anëtar i koalicionit qeverisës me zotin Berisha.
Edhe Shpëtim Idrizi nuk ka preferuar të komentojë rreth darkës ku padyshim fokusi i saj duhet të ishte proçesi i zgjedhjes së presidentit kur për momentin kreu i PDIU-së ka mbështetur kandidaturën e propozuar nga koalicioni qeverisës ku ai bën pjesë.
Mbtetet e paqartë nëse gjatë darkës është biseduar për Xhezair Zagjanjorin, kandidatit e propozuar nga mazhoraca pas deklarimit të PS-së se, nuk do të mbështesë në asnjë rast një kandidaturë të paraqitur pa proçes dhe në rrugë krejt të njëanshme nga qeveria.
Ky takim, që është tentuar të mbahet larg vëmëndjes së medias, i shton fjalëkryqit presidencial një tjetër të panjohur. A është Shpëtim Idrizi, aleat i zotit Berisha, duke negociuar për të finalizuar takimin e shumëpërfolur dhe të shumëpritur mes kryeministrit dhe Edi Ramës?
Top Channel