Tejkalimi i afateve ligjore për miratimin e buxhetit, bënë që PD në
mazhorancë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, të miratojë buxhetin e
paraqitur nga bashkia e drejtuar nga socialistët. Diskutimi mes paleve
ka vijuar me ore te tera.

Keshilltaret bashkiake nuk rane dakort per mjaft çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e buxhetit për arsimin, në fund buxheti kaloi me shumice votash duke i çelur rruge investimeve te rendesishme publike ne qytet, si dhe ofrimit te sherbimeve ne zonen bregdetare per nje sezon turistik sa me prane nevojave te pushuesve.

Debate te forta ka pasur edhe per ndertimin e rruges paralele me portin detar, nje investim i rendesishem qe mbetet i bllokuar nga pronesia qe hekurudhat shqiptare kane mbi nje pjese te gjurmes se rruges.

Keshilltaret e djathte deklaruan se buxheti 2012 nuk perfaqeson interesat e komunitetit dhe kerkuan detaje mbi shpenzimet dhe investimet e parashikuara ne sektorin e turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB