Chen: Ndryshimi në Kinë, i pashmangshëm

01/06/2012 00:00

Aktivisti i verber kinez, Chen Guangchen tha në Nju Jork, se ndryshimi
demokratik në Kinë është i ngadaltë, por jo i pakthyeshëm. 

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Marrëdhenieve Ndërkombëtare ai shpjegoi se shumë njerëz duan të zhvendosin malin në një ditë, por kjo nuk është realiste, “duhet ta levizet pak nga pak dhe këtë ta bëjmë vetë”.

“Askush nuk e ndal dot progresin në histori. Nuk ka rëndësi nëse është qeveria, ajo kërkon të shkojë përpara apo prapa, por ne menyre të pashmangshme perpara. Ju e dini qe Marksi tha se forcat produktive percaktojne marredhenie produktive. Nese qeveria kerkon ta beje kete, padyshim qe do ta beje, por duhet te mbeshtetet nga populli”, thotë Guangchen.

Chen Guangchen shkaktoi tensione diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës,kur ai u arratis nga shtepia, ku mbahej nën arrest dhe mberriti ne Ambasaden Amerikane ne Pekin, ku gjeti strehim per gjashte dite. Pasi doli prej saj, u kurua në një spital të kryeqytetit kinez, një moment kulmor, qe perkoi me viziten e Sekretares Amerikane te Shtetit, Hilari Klinton. Autoritetet  kineze e lejuan te studioje per Drejtesi në Universitertin e Nju Jorkut. Per te kjo eshte e praprecedente.

“Pavaresisht asaj qe bene ne te shkuaren, kjo eshte dicka e paprecedente, kane nisur te levizin ne drejtimin e duhur, duhet ta konfirmojme kete”, thotë aktivisti.

Chen Guangchen u shpreh i shqetesuar per anëtaret e familjes, te sulmuar nga keqberes, veçanerisht per nipin i akuzuar per vrasje, pasi iu kunderpergjigj atyre qe mesyne shtepine, per vetembrojtje.Chen Guangchen fajesoi vecanerisht autoritetet lokale qe sipas tij nese nuk vihen para pergjegjesise per te respektuar ligjin, atehere pushteti qendror do te humbe çdo kontroll. Pasi qendroi per kater vjet ne burg, Cen u la i lire ne vitin 2010 dhe u vu nen arrest shtepie ne provincen e Shandongut. Ai akuzoi ne vitin 2005 autoritetet lokale se detyronin grate te benin aborte, per te permbushur politikat e shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB