Trafiku, Tirana me sistem kontrolli
31/05/2012 00:00
Trafiku rrugor në Tiranë do të kontrollohet përmes një qendre të re e cila do të menaxhojë semaforët në 51 nyjet kryesore të kryeqytetit përmes sistemit elektronik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se sipas projektit, do të vendosen 23 kamera në kryeqytet të cilat do të përcjellin informacione mbi situatën e trafikut në kohë reale dhe i gjithë sistemi do të jetë i lidhur me fibra optike të cilat do t’i përgjigjen standardeve europiane.
Basha tha se ndërtimi i parkingjeve nëntokësore do të jetë një tjetër zgjidhje për lehtësimin e trafikut në kryeqytet dhe sipas tij, projekti do të nisë zbatimin muajin e ardhshëm me afat 1 vit e gjysëm.
Top Channel