Rrogozhinë, protestë për mbeturinat

31/05/2012 00:00

Banoret e Rrogozhinës kanë vijuar protestën kundër kthimit të një zonë
prane banesave të tyre në shesh për depozitimin e mbeturinave të
qytetit.

Ata thone se do helmohen tokat dhe ujërat e zones duke iu shkaterruar bujqesine. Banoret dolen ne rruge per te penguar kamionet qe po transportojne materiale per ndertimin e zones se depozitimit. Per ti ndaluar ka nderhyre edhe policia qe hapi rrugen.

Banoret do bejne nje kallzim penal per ketë problem. Vendi i grumbullimit te mbeturinave eshte zgjedhur me vendim te keshillit bashkiak te Rrogozhines. Me pare kjo bashki depozitonte mbeturinat ne breg te lumit Shkumbin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB