Pranga efektivit të Gardës, shfrytëzoi 15-vjeçaren si prostitutë

31/05/2012 00:00

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një efektiv të Gardës së Republikës, i
cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Sipas burimeve të policisë
së Tiranës, 25-vjeçari Ilirjon Gjoni është ndaluar pasi dyshohet për
shfrytëzimin e një vajze të mitur, për qëllime prostitucioni.

Masa e marrë ndaj efektivit të gardës ka ardhur pas një kallëzimi penal nga një shtetase 15-vjeçare, e cila pretendon se për një periudhë 5-mujore është shfrytëzuar për prostitucion nga ana e 25-vjeçarit Gjoni. Sipas vajzës, fillimisht ajo ka pasur një histori dashurie me efektivin e gardës, por më pas ai e ka shfrytëzuar si prostitutë në disa motele në Tiranë.

Policia njofton se nga hetimet e kryera nga ana e tyre pas kallëzimit të 15-vjeçares, Gjoni dyshohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.Ndërkohë, materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Ilirjon Gjoni, i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB