Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Forcat kineze të sigurisë kanë kryer një seri bastisjesh në Lasa të Tibetit, ku dhe kanë arrestuar të paktën 600 persona pas dy rasteve të vetëvënies së zjarrit ditën e diel.
Dëshmitarë të dy akteve të zjarrvënies janë arrestuar, ndërsa tibetianë nga jashtë Lasës janë dërguar në shtëpi, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Dy burra tibetianë i vunë flakën vetes jashtë tempullit Jokang, një veprim ky që dukej si një protestë anti-kineze. Incidente të tilla ka pasur shumë në zonat tibetiane jashtë Tibetit, por këto ishin të parat që regjistroheshin në Lasa.
Një nga dy personat humbi jetën ndërsa tjetri u mbijetoi plagëve, njofton agjencia e lajmeve “Xinhua”, sipas të cilës të dy ata ishin nga zona jashtë Tibetit. Ndërkohë, një grua tibetiane, nënë e tre fëmijëve, ka vdekur pasi edhe ajo i vuri flakën vetes në provincën e Siçuanit.
Gruaja 30-vjeçare e kreu aktin e saj jashtë një manastiri në Aba, një zonë me etni tibetiane ku janë regjistruar shumica e vetëflijimeve. Transmetuesi amerikan “Radio Free Asia” raportoi se rreth 600 tibetianë janë vendosur përreth Lasës që kur ndodhi incidenti, ditën e diel.
Mediave të huaja u ndalohet të hyjnë në zonë dhe për rrjedhojë ato e kanë të vështirë të verifikojnë lajmet. Grupet tibetiane në kontakt me banorët e Lasës thonë se numri i viktimave nuk mund të konfirmohet.
Por Thubten Samphel, një zëdhënës për qeverinë tibetiane në ekzil në Daramsala, tha për BBC se tibetianët që nuk i përkasin Lasës janë arrestuar dhe kthyer në vendet e origjinës.
Top Channel