Plagosje me thikë në Durrës, 26-vjeçari përfundon në spital Me një xhup të zi të hedhur në koke e me fytyren gjysmë të fshehur,
gruaja e njohur si ish-bashkëjetuesja Fatmir Ramës apo Mirit të Xhikes,
Manjola Prifti ka lënë ambientet e Gjykatës pas masës së sigurise të
shqyrtuar për të, me dyer të mbyllura.
Pak dite pas prangosjes se saj 37-vjeçarja nene e dy femijeve, me i vogli prej tyre kater vjec, u la nga gjykata me masen e sigurise arrest shtepiak, masë e dhënë në funksion te ekstradimit drejt Italise. Ne fakt, arresti shtepiak u kerkua nga prokurori i çeshtjes i cili mes te tjerash ka deklaruar si rrethane lehtesuese moshen e vogel te njerit prej femijeve te gruas, e cila njihet ne kryeqytet qe prej 2006 edhe per profesionin e saj si avokate.
Ndërkohe prokurori ka deklaruar, se perveç kerkeses nga shteti italian, nuk ka ende materialet e tjera si pershembull vendimi i formes se prere, ku rezulton se ajo eshte denuar me 11 vjet burgim, si dhe dispozitat ligjore per çfare akuzash eshte shpallur fajtore. Megjithate per llogari te shtetit italian, gjykata e la Manjola Priftin ne arrest shtepiak per akuzen e trafikut te narkotikeve dhe organizim dhe drejtim te organizatave kriminale me qellim trafikun e paligjshem te narkotikeve.
Emri i Manjola Priftit u shenua ne dosjet hetimore pas pergjimeve ne Itali per ceshtje droge ndaj bashkejetuesit te saj, Fatmir Rames, i cili u ekzekutua ne 2003, ne lokalin e tij “Kartodrom 2000”. Pas vrasjes se Fatmir Rames apo Mirit te Xhikes, gruaja nisi nje beteje gjyqësore per ndarjen e pasurise me familjaret e te ndjerit, por keta te fundit kerkuan te behej ADN-ja e djalit të Fatmir Rames, çka me pas solli edhe fitoren e ketij procesi nga 37-vjeçarja.
Top Channel