Vendet arabe rrezikojnë luftë prej ujit

30/05/2012 16:00

Shtetet arabe mund të përballen në konflikte të armatosura në vitet e ardhshme nëse nuk arrijnë të gjejnë së shpejti një zgjidhje të efektshme për mungesën e ujit, paralajmëroi të mërkurën kryeministri iraken, Nouri Maliki.

Në një konferencë shtypi në Bagdad, ai i kërkoi vendeve të rajonit që të punojnë së bashku për të penguar krizën në një prej zonave më të thata të planetit.

Menaxhirimi i keq i ujit dhe procesi i avancimit të shkretëtirës i kanë bërë shumë vende arabe që të jenë tërësisht të varura vetëm nga rrjedhja e lumenjve që i përshkrojnë.

Prej disa vitesh, një nismë e përbashët e vendeve arabe synon të zgjidhë problemet nëpërmjet një projekti të unifikuar, por plani nuk është materializuar ende.

Sipas të dhënave, Pranvera Arabe dhe revolucionet që shpërthyen në të gjithë rajonin janë përkeqësuar edhe më shumë krizën e ujit, duke sjellë një shpërndarje edhe më të pabarabartë se ajo që ishte më parë.

Në konferencë, palestinezët lëshuan akuza direkte ndaj autoriteteve jemenase për shpërdorim të rezervave ujore, çka ka krijuar etje në vend dhe ka vendosur në rrezik shumë shtete të tjera, për shkak të prurjeve të reduktuara të ujit.

Në të shkuarën, në konflikt për ujin është përfshirë Izraeli me Palestinën dhe Siria me Irakun.

Top Channel