Vajza e Timoshenkos: Euro 2012 të zhvillohet në Ukrainë

30/05/2012 00:00

Eugenia, vajza e politikanes se burgosur Julia Timoshenko tha për BBC-në
se “Euro 2012 duhet vazhdojë në Ukrainë, ashtu sic është planifikuar. 
Kampionati Europian i Futbollit nis më 8 Qershor dhe do të zhvillohet në
Ukrainë dhe Poloni.

“Ne e kuptojmë bojkotin politik të udhëheqësve europianë, të cilët mbrojnë zbatimin e ligjit, të drejtat e njeriut, të cilët nuk mund të shtrëngojnë duart me Janukovicin. Mendoj se evenimenti sportiv duhet të vazhdojë. Nëna ime, kur ishte në qeveri luftoi për të fituar të drejtën që kampionati të zhvillohej në Ukrainë”, tha Eugenia.

Udheheqesit europianë deklaruan se do te bojkotojne ndeshjet në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj trajtimit të udheheqeses së opozitës, Julia Timoshenko. Në fillim të këtij muaji, ajo i dha fund greves 20 ditore të urisë dhe u dërgua nga burgu në spital, ku trajtohet për probleme të shtyllës kurrizore.
Me 15 Maj, apeli kundër denimit u shty deri me 26 Qershor, afër fundit të Kampionatit Europian të Futbollit. Eugenia Timoshenko tha se kjo vonese kishte arsye politike, nje akuzë që i shtohet asaj të avokateve mbrojtes të së emes.

“E dimë që regjimi po gjen gjithnjë e më shumë justifikime, për të ngushtuar kohën, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, qe të qendrojë në burg, për një kohë të gjatë.Shpresoj qe situata te zgjidhet perpara kampionatit te futbollit. Eshtë në dorë të presidentit për të liruar të burgosurit politikë dhe t’i lejojë të marrin pjesë në zgjedhjet e këtij viti”.

Julia Timoshenko luajti nje rol te rendësishëm në Revolucionin Portokalli të vitit 2004 dhe sipas saj,  burgosja eshte hakmarrja e paster e Presidentit te Ukraines, Viktor Janukovic.

Top Channel