Rusia kundër ndërhyrjes së huaj në Siri

30/05/2012 00:00

Rusia është kategorikisht kundër çdo ndërhyrje të huaj në Siri dhe beson
se hapat e tjere të Këshillit të Sigurimit do te ishin te parakohshme.

Zëvendësministri i Jashtem rus, Genadi Gatilov i tha agjensisë Interfax se “jemi kategorikisht kunder çdo nderhyrje te huaj ne konflikt sepse do te acaroje situaten si ne Siri ashtu dhe ne rajon”. Kina dhe Rusia kane bllokuar dy rezolutat, permes te cilave u kerkua veprim me i ashper kunder Damaskut. Te marten  presidenti francez, Fransua Holond foli per mundesine e nje nderhyrje ushtarake dhe kjo te arrihet permes Keshillit te Sigurimit. Ndersa Shtepia e Bardhe thote se administrata Obama kundershton cdo veprim ushtarak ne Siri sepse kjo mund te sjelle me shume gjakderdhje.

“Nuk besojme se militarizimi i metejshem i situates ne Siri, ne kete pike, eshte kursi i duhur per veprim. Besojme se do te conte ne kaos me te madh, gjakderdhje me te madhe. Megjithate, po vleresojme situaten dhe po punojme me aleatet dhe Keshillin e Sigurimit, ndersa mbeshtesim planin e Ananit dhe shpresojme se presioni i tij ka ndikim”, thotë James Carney, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhe.

Nese perpjekjet diplomatike vazhdojne, ne terren Homsi, eshte bombarduar te merkuren dhe ne mbremje jane degjuar shperthime edhe ne Damask-sic raportojne aktivistet. Takimi i te derguarit te OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan dhe Presidentit sirian Bashar Al Asad nuk ka ndikuar aspak. Ish-sekretari i Pergjithshem i OKB-se tha se situata në Siri ka prekur kulmin. Deklarata e tij erdhi pas bisedimeve me presidentin sirian, Bashar Al Asad, ne Damask. Ai u tha gazetareve se plani gjashte-pikësh nuk është zbatuar, ashtu sic duhej.

“Fjalët janë të mrekullueshme, por veprat, më të mira. Çfarë është e rëndësishme, është të deshmojmë përmes veprimeve një angazhim real për planin. Është pikërisht kjo që po kërkon bashkësia ndërkombëtare tani, jo fjalë”, tha Annan.

Thirrjen ai ia drejtoi si forcave dhe milicise pro-regjimit ashtu edhe opozites se armatosur, per te ndaluar cdo akt dhune. Presidenti sirian Asad – gjate takimit- kishte nenvizuar se suksesi i planit gjashte-pikesh varet nga ndalimi i menjehershem, te akteve terroriste apo trafikut te armeve. Te henen, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Kanadaja, Australia, Holanda dhe Zvicra ndermoren hapa per te debuar diplomatet siriane, pas masakres ne Hula, ku u vrane nga forcat pro-regjimit 108 persona, mes te cileve 49 femije dhe 34 gra. Zedhenesi i OKB per te Drejtat e njeriut tha se shumica e viktimave ishin ekzekutuar ne grup, ndersa pjesa tjeter, te qelluar me arme nga nje distance e afert apo te goditur me thike.

Top Channel