Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake Republikane në Teksas dhe delegatët e nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë së tij si pjesëmarrës në garën për President të SHBA-ve në nëntor.
Me 1.086 delegatë, Romneyt i nevojiteshin vetëm 58 për të kaluar kufirin e 1.144 delgatëve për nominimin. Texasi jep 152 delegatë në mënyrë proporcionale.
Në një deklaratë, Romney tha se ai ishte i nderuar dhe i përulur për fitoren.
Pavarësisht fitores ai ka qenë kandidati i supozuar prej disa javësh, pasi rivalët e tij u tërhoqën ose pezulluan fushatën e tyre.
Ai do të sfidojë Presidentin aktual, Barak Obama për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.
Sondazhet tregojnë se Romney është në një garë shumë të ngushtë me Obamën.
Delegatët janë të domosdoshëm për të caktuar zyrtarisht Romneyn si kandidatin Republikan në fund të gushtit, kur partia të mbajë konventën e saj kombëtare në Tampa, të Floridas.
Mitt Romney do të bëhet i pari kandidat mormon që synon Shtëpinë e Bardhë, madje ai tejkaloi të atin e tij, Xhorxh Romney, ish-guvernatorin e Michiganit që kandidoi pa sukses për nominimin Republikan në vitin 1968.
Top Channel