Në ditën e tretë të protestës, banorët e komunës së Bradasheshit në Elbasan kanë bllokuar mjetet e rënda të firmës kontraktore e cila po kryen punimet në autostradën Elbasan-Tiranë.
Ata janë përplasur edhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë që ishin aty për të mbështetur vijimin e punimeve.
Banoret kanë kërkuar rivlerësim të cmimit të tokës që do të shpronësohet nga shteti. Sipas tyre cmimi me të cilën është vlerësuar toka është mjaft i ulët, i cili varion nga 400 -180 lekë për metër katror.
Kreu i Drejtorisë së Shpronësimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Tiranë, Abedin Muça ka nisur negociatat për të rënë në një marrëvshje të përbashkët për lejimin e firmës kontraktues që të kryejnë punimet
Forcat e rendit kanë larguar me forcë banorët nga vendi ku po kryhej protesta për të lejuar ndërhyrjen e mjeteve të rënda në hapjen e rrugës. Mësohet se protestat nuk do të ndalen por do të vijojnë edhe në ditët e tjera.
Top Channel