Itali, regjistrohen lëkundje të reja toke

30/05/2012 15:25

Disa dhjetëra tërmete të vegjël tronditën krahinën e Emilia Romanjës në Italinë e Veriut, gjatë natës dhe mëngjesit të ditës së mërkurë.

24 orë më pare, të martën, lëkundjet e tokës me forcë 5.8 sipas shkallës rihter shkaktuan të paktën 17 viktima, ndërsa 10 persona janë shpallur të humbur dhe mbi 350 mbetën të plagosur pasi disa qindra banesa u shembën apo pësuan dëmtime serioze.

Tërmëtet e reja që u ndienë qartësisht në qytetet e Modenës apo Bolonjës, kishin një magnitë midis 3-4 sipas shkallës rihter, duke u klasifikuar si tërmete të mesme dhe duke vendosur në rrezik struturat tashmë të dëmtuara.

Nga frika e goditjeve të reja, dhjetëra mijëra banorë kaluan natën në ambient të hapur, duke fjetur me batanije apo në çadra.

Tërmeti i së martës ishte i dyti brenda 10 ditesh, pasi një tronditje e shkallës 6.0 rihter tronditi të njëjtën zonë në 20 maj, duke shkaktuar shtatë të vdekur dhe dhjetëra milionë euro dëmtime, pas shkatërrimit të banesave, kishave, monumenteve historike, disa industrive dhe agrikulturës.

Aktualisht, janë mbi 14 mijë personat që kanë mbetur të pastrehë nga të dy tërmetet.

Itali, rëndohet bilanci tragjik i tërmetit

Një ditë pas lëkundjeve të forta që tronditën veriun e Italisë, me epiqendër Emilia Romanjen, nga rrënojat u nxorr trupi i viktimes së 17.

E kështu, bilanci i tërmetit rëndohet me 350 të plagosur dhe gjithsej 14 mijë të pastrehë.

Gjatë natës janë regjistruar 41 lëkundje të tjera më të lehta, por që kanë mjaftuar për të shtuar ankthin mes atyre që kaluan natën jashtë edhe pse në disa raste shtëpite nuk ishin të dëmtuara.

Shefi i mbrojtjes civile, Franco Gabrielli, bëri të ditur se tani po punohet me ritëm të plote për strehimin e mijëra personave edhe me ngritjen e pesë kampeve të tjerë.

Një ndihmë po japin edhe hotelet, disa prej të cileve ofruan vende falas për të pastrehet. Por, me ritëm të plote po punon edhe nga hetuesia për të verifikuar arsyen e shembjes së kapanoneve industriale.

Sipas kryeprokurorit të Modenes, qytet i goditur shumë rënde, këto kapanone janë ndërtuar në mënyrë vetvrasëse dhe duhet verifikuar nëse ka pasur mangësi në respektimin e normave të sigurisë.

Keshilli i Ministrave vendosi masat e para për të përballuar emergjencen e krijuar: shtyrje deri në shtator në pagimin e taksave për banorët e zonave të goditura dhe një rritje prej 2 cent në taksen mbi benzinen, shume që do të shkojë për të prekurit nga tërmeti.

Në këto ore vazhdon mbledhja e fondeve dhe dëshmi solidariteti kanë mberritur nga shume vende.

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i ka dërguar një telegram homologut të tij italian, Giulio Terzi, në të cilin shpreh ngushëllimet e qeverisë dhe popullit kosovar per viktimat e tërmetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA