Të mërkurën nis në Bruksel “Dialogu i Strukturuar për Shtetin e së Drejtës” mes Komisionit Evropian dhe qeverisë së Kosovës.

Komisionerët Stefan Fule dhe Cecilia Malmstrom nga pala e BE-së, dhe ministrat Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku nga pala kosovare, nisin procesin që synon të ndihmojë vendin në adresimin e sfidave në fushën e Sundimit të Ligjit, një shqetësim kyç ky për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në fazën e parë të bisedimeve në kuadër të këtij mekanizmi të ri të shpikur së fundmi nga Komisioni, fokusi do të jetë në fushat më problematike në Kosovë: gjyqësori, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tryeza të njëjta të këtij niveli të lartë kanë nisur edhe me vende të tjera të rajonit, por kjo është e para për Kosovën, vendin më të prapambetur në rrugën drejt BE-së dhe i vetmi në rajon i izoluar, ende në pritje të udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel