Assange do ekstradohet në Suedi

30/05/2012 10:35

Gjykata e Apelit në Britaninë e Madhe vendosi ekstradimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange drejt Suedisë për t’u përballur me akuzat e ngritura kundër tij për “ngacmime seksuale”.

I njëjti vendim ishte dhënë nga një gjykatë më e ulët lë Londër, por Assange vendosi apelimin e saj, duke i cilësuar akuzat e ngritura kundër tij si “sajesë e lindur pas publikimit të kabllogrameve të diplomacisë amerikane nga Wikileaks”.

Në fakt, publikimi i kabllogrameve me korrespondencën sekrete të diplomatëve amerikanë në mbarë botën, shkaktoi tërmet në mbarë diplomacinë botërore. Komentet dhe vlerësimet “pikante” të Departamentit të Shtetit mbi disa liderë botërorë, si Putin apo ish-kryeministir italian, Silvio Berlusconi mbushën faqet e para të mediave globale, ndërsa Uashingtoni vendosi të mos komentojë daljen e kabllogrameve.

Aktualisht Assange ndodhet në arrest shtëpiak në Londër dhe brenda pak ditësh pritet nisja e tij për në Suedi, ku do të përballet me akuzat e ngritura kundër tij. Nëse shpallet fajtor, Assange rrezikon deri në 3 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA