Spanjë, kriza bashkon bankat

29/05/2012 21:30

Tre banka spanjolle të kursimeve, Ibercaja, Liberbank dhe Caja3, janë duke marrë në konsideratë mundësinë e bashkimit, në mënyrë që të përballojnë në mënyrë më të efektshme krizën ekonomike.

Nëse do të bashkohen, ato do të firmojnë bankën e shtatë më të madhe në vend, me asete totale prej 120 miliardë eurosh.

Pasi është arritur një marrëveshje paraprake, bordet drejtuese të kompanive do të takohen për të përcaktuar termat ditën e martë.

Qeveria spanjolle i ka kërkuar bankave kombëtare që të veçojnë 84 miliardë euro, në mënyrë që të mbulohen borxhet e këqija.

Ndërkohë, ndryshimi midis interesave të letrave me vlerë 10-vjeçare gjermane dhe ato spanjolle arriti një rekord të ri, si rrjedhojë e humbjes së vazhdueshme të besimit të investitorëve përballë krizës buxhetore dhe recensionin me të cilat po përballet vendi iberik.

Në tregun e obligacioneve, bonot gjermane të thesarit u tregëtuan me interesin prej 1,34%, ndërsa ato spanjolle në 6,5%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA